Përmes një deklaratë të përbashkët ambasadorëve e shteteve të QUINT-it dhe zyrës së Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësimin tyre ndaj vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë që konfirmon pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës.
Në deklaratën e tyre, theksohet se ky vend do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar se heqja e licencës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë. Revokimi i licencës së çdo media është një hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim rigoroz. Liria e shprehjes dhe e informimit janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike. Presim një proces të drejtë dhe transparent ligjor për zgjidhjen e situatës”.
The Embassies of 🇫🇷🇩🇪🇮🇹🇬🇧🇺🇸 & 🇪🇺 express their deep concern about today's decision by the Ministry of Industry, Entrepreneurship, and Trade confirming the suspension of Klan Kosova's business license. Read the complete statement: https://t.co/8fbfMc1RBX pic.twitter.com/DVQMAzcx34
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 28, 2023
Gjiashtu edhe vetë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar në lidhje me këtë.
Sipas saj, fakti që një biznes ndër të tjera merret edhe me media nuk mund të amnistohet prej llogaridhënies për shkeljet ligjore.
“Çdo biznes me veprimtari në Republikën e Kosovës, e ka për obligim që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë. Ndërsa, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është e vendosur për të mbrojtur rendin dhe ligjin në çdo rast brenda fushëveprimit të saj, pa përjashtim e pa diskriminim. Fakti që një biznes sh.p.k., mes shumë veprimtarive të tjera, merret edhe me media, nuk e amniston aspak prej llogaridhënies për shkeljet ligjore që i kryen, sado i fuqishëm që të jetë ekonomikisht apo politikisht”, ka shkruar Hajdari në Facebook.
“Për sa i përket vendimmarrjes në kuadër të MINT, procedimi i rastit Klan Kosova sh.p.k. ka përfunduar. I ftoj Policinë e Kosovës dhe prokurorët kompetentë, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm ligjorë për të hetuar, deri në fund, shkeljet ligjore të kryera nga ana e këtij biznesi, si dhe nga ana e disa zyrtarëve të ARBK, për të cilat shkelje ligjore kjo Ministri ka parashtruar kallëzim penal para disa javësh”.