Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se paradite vjedhin rezervën shtetërore, ndërsa pasdite mbyllin mediat.
Sipas Tahirit, marrëzia s’ka fund për qeverinë “Zdravo”.
“Marrëzia s’ka fund për qeverinë Zdravo. Paradite vjedhin rezervën shtetërore, madje bash në kafshatën e bukës, në miell e vaj, ndërsa pasdite mbyllin mediat e lira. Abuzimi, korrupsioni e hajnia e pacipë, Rozeta Hajdarit do ia sjellë një fund të mirë: në fllad të Dubravës!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.