Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar lidhur me vendimin e MINT-it për mediumin Klan Kosova.
Përmes një postimi, Davenport ka thënë se ky vendim thellon shqetësimin e tyre.
“Besoj se në diskutimet e tij Komisioni i Pavarur për Media do të respektojë përgjegjësinë e tij për të mbrojtur lirinë dhe pluralizmin e medias në Kosovë”, ka shkruar Davenport.
Today’s decision to confirm suspension of the @klankosova_tv business licence deepens our concern. I trust that in its deliberations the Independent Media Commission will honour its responsibility to safeguard media freedom and pluralism in #Kosovohttps://t.co/OTKYT9sriH
— Michael Davenport (@DavenportOSCE) July 28, 2023
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”.
Kështu, ky Komision ka konstatuar se ARBK-ja “në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k.”.