Një burrë kosovar është plagosur me armë në këmbë gjatë tentativës për t’i ndarë shokët e tij gjersa po fjaloseshin me burra të tjerë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ai është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti kishte tentuar të ndërhyjë për t’i ndarë disa shokë të tij që ishin duke u fjalosur me disa persona të tjerë, mirëpo njëri nga të dyshuarit (i panjohur) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e goditur në këmbë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokuror”, thuhet në raport.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, në orët e hershme të së premtes.