Ç’thotë raporti i Policisë për lëvizjen e Gurit të Nënës Pashkë?

Ndërkaq, ndonëse reagimet për largimin e gurit nuk qenë të pakta, guri përkujtimor i Pashkë Markut gjatë ditës së premte ka përfunduar në mbeturina, deri në intervenim e Ministrisë për ta vendosur përkohësisht në Mejë. Nga Policia kanë njoftuar se është hapur rasti i cilësuar si "Vetëgjyqësi"

Guri i Nënës Pashke vendosët përkohësisht në Mejë

Dukagjini kishte mësuar gjatë së premtes se pas lëvizjes së tij, Guri përkujtimor i Nënës Pashkë gjendej në mbeturina.

Ai më vonë ishte vendosur në Mejë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar Agjencioni për Menaxhimin e Monumenteve Memoriale.

Rasti është cilësuar si “Vetëgjyqësi”.

“Është pranuar informatë se në lokacionin e cekur është lëvizur një guri përkujtimor i cili ishte i vendosur në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar  Agjencioni për Menagjimin e Monumenteve Memoriale. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Memorialin 27 Prilli, në Mejë të Gjakovës është vendosur përkohësisht guri i Nënës Pashkë, kanë bërë të ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Ky është vendi ku gjendet aktualisht guri, në Memorialin 27 Prilli ne Meje te Gjakovës, ku është vendos përkohësisht”, kanë thënë për Dukagjinin MKRS-ja.

Guri, që simbolizonte vetëflijimin e Nënës Pashkë ishte larguar nga vendi – ku e dogji veten pas varrimit të djemve të saj të vrarë nga kriminelët serbë – gjatë javës së kaluar.

Ndërkaq, ndonëse reagimet për largimin e gurit nuk qenë të pakta, guri përkujtimor i Pashkë Markut gjatë ditës së premte ka përfunduar në mbeturina, deri në intervenim e Ministrisë për ta vendosur përkohësisht në Mejë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika