Java e modës në Australi mirëpret për herë të parë modelet “plus-size”

Java e Modës Austriliane mirëpret modelet "plus-size", ushëheqësja e "Bella Menagment" Chelsea Bonner ka organizuar vetë shfaqjen e parë në pistë për modelet e "plus-size"

Për agjenten e modelingut, Chelsea Bonner, sigurimi i vendeve në pasaralë për femrat ka qenë i vështirë në “Javën e Modës Austriliane”.

Bonner ka thënë: “Sfida çdo sezon, për të futur një, dy ose tri modele mbi madhësinë 12, në një javë të pistës së modës, është e madhe”. Agjentja e modelingut ka konsideruar betejë të vertetë sasinë e kohës dhe bindjes që duhet bërë.

Agjencia e Bonner “Bella Menagment”  me rreth 60 modele ka organizuar shfaqjen e parë, të ngjarjes në pistë të dedikuar ekskluzivisht për markat e madhësisë plus, transmeton “CNN Style”.

Ilustrim

Bonner ka thënë: “Mendova, e di çfarë, unë dua të bëjë vetë. Dhe sa po ta shohin të gjithë se sa perfekt është, mund të ndihmojë në zbërthimin e ideve të vjetëruara për modelet duke përfshiurë edhe mënyrën e dukjes së një femre”.

Me edicionet e fundit të Javës së Modës Austriliane, të cilat janë të kritikuara për mungesën e kastit gjithpërfshirës, organizatorët ishin të hapur ndaj idesë ka thënë Bonner. Bonner ka ftuar gjashtë etiketa lokale që dizajnonin rroba për femra me madhӕsi 12-26 ekuivalente me 8-22 madhësi amerikane, për të marrë pjesë në shfaqjen “The Curve Edit”.

Ilustrim

Të enjtën, në lagjen “Eveleigh” në Sidney markat kanë dërguar 84 veshje të kpmbinuara në pistë përpara 650 të ftuarve. Përfshirë, 30 modelet e Bonner duke përfshirë një nga modelet më të njohura të Australisë, Robyn Lawley. Veshjet e dërguara përfshinin artikuj sportiv, rroba banje deri tek fustanet elegante.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika