Nesër fillon Max Fest 2022

Edicioni i 2-të i Max Fest do të fillojë këtë të diel, më datë 15 maj dhe do të zgjasë deri më 17 maj

Max Fest

Gjatë periudhës sa do të zgjasë festivali, do të ketë aktivitete të ndryshme për të gjitha moshat, por e rëndësishme është se të gjithë pjesëmarrësit do të marrin informacion dhe njohuri nga afër për hotelet më të njohura në Truqi, në panairin i cili do të jetë i hapur për 3 ditë duke filluar nga ora 10:00-18:30 në sheshin Zahir Pajaziti.

Ky event madhështor, i cili është organizuar dhe zhvillohet nën mbikëqyrjen e Max Travel, sjell në Kosovë mbi 30 përfaqësues të hoteleve turke, për të informuar qytetarët e Kosovës nga afër për gjithçka rreth hoteleve dhe sezonit veror 2022.

Dita e parë e Max Fest (15 maj) është e rezervuar për fëmijët, duke filluar nga ora 11:00-15:30 në sheshin Zahir Pajaziti, fëmijët do të mund të argëtohen me maskota të ndryshme, të bëjnë ngjyrosjen e fytyrës dhe duke vazhduar më pas me një koncert posaçërisht për ta e shumë aktivitete të tjera. Të gjithë fëmijët do të kenë gjatë kësaj dite akullore, kokoshka dhe pambuk sheqer falas. Nga ana tjetër, panairi tashmë do të jetë i hapur ku të gjithë prindërit që janë në shesh me fëmijët e tyre mund të marrin informacion për hotelet nga përfaqësuesit e ardhur nga Turqia si dhe nga stafi i Max Travel.

Në ditën e dytë Max Fest bën hapjen zyrtare të panairit të hoteleve në sheshin Zahir Pajaziti duke filluar nga ora 11:00, ku përveç përfaqësuesve të hoteleve turke do të ketë edhe mysafirë specialë nga Kosova. E mbrëmja u dedikohet përfaqësuesve të hoteleve nga Turqia, të cilët Max Travel do t’i presë në një darkë speciale me dyer të mbyllura.

Vlen të theksohet se gjatë 3 ditëve në sheshin Zahir Pajaziti, përveç përfaqësuesve nga Turqia, do të jetë i pranishëm edhe stafi i Max Travel për të dhënë informacione të dorës së parë lidhur me rezervimet për këtë vit.

Edhe gjatë ditës së tretë të gjithë të interesuarit mund të jenë pjesë e panairit të hoteleve i cili do të jetë i hapur gjatë tërë ditës në sheshin Zahir Pajaziti. Por i gjithë ky festival madhështor do të kulmojë natën e 17 majit me një super koncert nga ora 19:30 falas për publikun në sheshin Zahir Pajaziti, ku për të gjithë të pranishmit do të përformojnë Offchestra, Minatori dhe Yll Limani.

Max Travel ka përgatitur shumë surpriza për të gjithë të pranishmit gjatë këtij festivali, ju mirëpresim në Max Fest.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika