Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me vendimin e MINT-it për mediumin Klan Kosova.
Bajrami ka thënë se “’patriotët’ thanë “në emër të kushtetutshmërisë do të mbyllet Klan Kosova”, gjersa ka pyetur se “për cilën Kushtetutë e kanë fjalën, atë që e ka shkelë Arbërie Nagavci?”.
”Patriotët” thanë ”në emër të kushtetutshmërisë do mbyllet Klan Kosova”. Patriotë, Për cilën Kushtetutë e kanë fjalën? – Atë që e ka shkelë Arbërie Nagavci? – Të njëjtën që e ka shkelë Albulena Haxhiu duke hartu ligje antikushtetuese? – Po koordinimi i shefes së 56 deputetëve me një terrorist si Radojeçiçi, a është në linjë me këtë kushtetutë?”, ka shkruar Bajrami.
Deputetja e LDK-së ka pyetur se a janë të njëtit ”patriotë që e mbrojnë Martin Berishajn që ka marrë miliona euro nga Gen Beograd”.