Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur i vdekur në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, rreth orës 19:00 gjatë të së shtunës(sot).
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka ba bërë me dije se policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë.
“Sot rreth orës 19:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka bërë të ditur Ahmeti.