Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar mëngjesin e së hënës ka njoftuar për kohëzgjatjen e pritjeve në disa nga pikat kufitare të Kosovës.
Sipas tyre, koha e pritjes për hyrjen në Kosovë është varësisht nga pika kufitare.
Në Merdarë, që nga ora 07:11 koha e pritjes është rreth një orë, ndërsa te Dheu i Bardhë është 15 minuta.
Në Mutivodë, pritjet zgjasin deri në 30 minuta, ndërsa në pikat kufitare të tjera, koha e pritjes është jo më shumë se 10 minuta.
Për sa i përket daljes nga Kosova, koha më e gjatë e pritjes raportohet te Dheu i Bardhë, ku njerëzit po prisnin rreth 50 minuta.
Ndërkaq, sa u përket kolonave për dalje nga Kosova nga raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, është bërë e ditur se janë afro 1 mijë metra kolonë në hyrjen e pikës kufitare Merdarë.
Në vendkalimin kufitar në Mutivodë, bashkatdhetarët presin 30 minuta.
Kolona e veturave për në hyrje dhe dalje te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë është deri në 50 metra.
Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare, nuk ka probleme të pritjeve të gjata, bashkatdhetarët hyjnë dhe dalin nga Kosova me pritje të shkurtër prej 3 deri në 5 minuta.