Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ditën e hënë ka emëruar drejtorin e ri të Inspeksionit.
Bëhet fjalë për profesorin e sociologjisë, Alban Zeka, i cili tash e sa vite e ushtron këtë detyrë në gjimnazin e Podujevës “Alexander Xhuvani”.
“Alban Zeka ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës – drejtimi Sociologji, gjithashtu ka mbaruar edhe studimet e magjistraturës në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e komunës së Podujevës.
Kjo drejtori tashmë po bëhet me drejtorin e saj të pestë me radhë.
Me këtë drejtori kanë udhëhequr Ajet Potera, Bedri Maçastena, dhe Besnik Mulliqi, ku të tre janë shkarkuar nga kryetari Bulliqi. Kurse, Florentina Osmani, paraardhësja e Alban Zekës, është liruar nga detyra tash e disa muaj.