Vazhdojnë përleshjet, nëntë të vrarë në kampin e refugjatëve palestinezë

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në përleshjet në kampin më të madh të refugjatëve palestinezë në Liban pranë qytetit port jugor të Sidonit

Familjet palestineze evakuojnë shtëpitë e tyre në kampin e refugjatëve palestinezë Ain al-Helweh.

Luftimet në një kamp refugjatësh palestinezë në Liban që lanë të paktën nëntë persona të vdekur kanë vazhduar edhe të hënën, për të tretën ditë radhazi.

Përleshjet në kampin Ein el-Hilweh shpërthyen midis lëvizjes Fatah të presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas dhe grupeve rivale islamike.

Ndër të vdekurit ishte edhe një komandant i Fatahut, ka konfirmuar lëvizja.

I krijuar në vitin 1948, kampi i trazuar Ein el-Hilweh, sipas OKB-së, është më i madhi në Liban, me më shumë se 63 mijë refugjatë të regjistruar.

Disa vlerësime thonë se popullsia është më e lartë.

Kampi, i vendosur pranë qytetit jugor të Sidonit, bie jashtë juridiksionit të forcave libaneze të sigurisë.

Është lënë në dorë të fraksioneve rivale brenda kampit për të ruajtur sigurinë e tij, por mosmarrëveshjet fraksionale janë të zakonshme.

Dhuna e fundjavës shpërtheu të shtunën kur një anëtar i një grupi islamik u vra, raporton agjencia e lajmeve AFP duke cituar një burim të paidentifikuar brenda kampit.

Tensionet vazhduan të rriteshin deri të dielën, duke kulmuar me vdekjen e komandantit të Fatahut, Ashraf al-Armouchi dhe disa prej ndihmësve të tij.

Një armëpushim ra dakord të dielën vonë, por përleshjet vazhduan gjatë natës.

Armët automatike dhe zjarri antitank u dëgjuan të hënën në mëngjes, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Dhjetëra banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre brenda kampit.

Negociatat për armëpushimin janë duke vazhduar dhe deputeti vendas pritet të mbajë një takim më vonë të hënën për të zgjidhur tensionet.

Në një deklaratë të cituar nga AFP, Fatah denoncoi një “krim të neveritshëm dhe frikacak” që synon të minojë “sigurinë dhe stabilitetin” e kampeve palestineze në Liban.

Presidenca palestineze denoncoi luftimet, duke e quajtur sigurinë e kampeve një “vijë të kuqe”.

“Nuk i lejohet askujt që të frikësojë popullin tonë dhe të ndërhyjë në sigurinë e tyre”, thuhet në një deklaratë.

Përveç nëntë të vdekurve, ushtarë libanezë u plagosën gjithashtu gjatë dhunës, tha ushtria libaneze.

Drejtori i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në Liban (UNRWA), Dorothee Kraus, ka thënë se të gjitha operacionet e agjencisë në kamp ishin pezulluar.

Ajo u bëri thirrje “të gjitha palëve militante të garantojnë sigurinë e civilëve dhe të respektojnë paprekshmërinë e objekteve të OKB-së”.

Më shumë se 479 mijë refugjatë janë regjistruar në UNRWA në Liban, ka thënë agjencia. Gjysma prej tyre jetojnë në 12 kampet e refugjatëve të vendit, të cilat kanë kushte “të rënda” jetese, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika