Në një aksident ku ishin të përfshirë një autobus dhe një veturë në Gllarevë të Klinës, janë lënduar gjashtë persona.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, ka thënë Gashi.
Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe po i zhvillon hetimet lidhur me rastin.