Dilaver Goxhaj, babai i Dritanit, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciales, të hënën e 31 korrikut ka thënë se ende nuk ka ndonjë informacion pse u arrestua djali i tij.
“U arrestua me kërkesë të Gjykatës Speciale. Deri më tash nuk kanë dhënë informacione”, ka thënë Goxhaj.
Në emisionin “FIVE”, Goxhaj ka thënë se janë në pritje të avokatit të djalit të tij për të kuptuar më tutje për akuzat të cilat ngarkohet.
“Por, nuk e dimë ende se si përse, nuk e dimë ende pse është arrestuar nga një Gjykatë e Kosovës këtu. Jo ende nuk kam kontaktuar me të, tash do të dalë avokati”, ka vijuar ai.
Ndryshe, arrestimin e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Gjykata Speciale, të cilët kanë thënë se Dhomat e Specializuara kanë kërkuar nga autoritet shqiptare për arrestimin e Goxhajt, me qëllim ekstradimin e tij në Hagë.
Lexo edhe: Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së në Tiranë, deklarohet Specialja