Mehaj pret në takim kadetët e FSK-së, të cilët studiojnë në FASH

Bashkëpunimi Ushtarak Kosovë-Shqipëri: Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) studiojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FASH)

Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj me kadetët të cilë studiojnë në FASH.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se sot ka pritur në një takim 9 kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët studiojnë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

“Sot kam pritur në takim 9 kadetë tanë, të cilët studiojnë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Që nga marrveshja bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë, tashmë janë duke studiuar gjithsej 9 kadetë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë-Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë (Shkenca Ushtarake), duke përfaqësuar Republikën e Kosovës”, ka shkruar Mehaj.

Tutje, ai ka theksuar se “nga këta studentë, në vitin e dytë janë 4 kadetë, të cilët pritet të diplomojnë në vitin 2024 si gjenerata e parë nga Kosova, ndërsa në vitin e parë janë 5 kadetë që tashmë kanë mbaruar me sukses periudhën më të vështirë”.

“Gjatë këtij viti janë përzgjedhur edhe 10 kadetë të tjerë që pritet t’i fillojnë studimet në tetor të këtij viti, në tri drejtime të ndryshme”, ka përfunduar Mehaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika