MINT iu shfuqizon certifikatat edhe 5 bizneseve

Ministria e Industrisë ka vazhduar me pezullimin e licencave për biznese të tjera, që në dokumentet e paraqitura në ARBK, e kanë shkruar Kosovë pjesë të Serbisë. Por, kjo masë nga shoqëria civile po shihet si arbitare tek thonë se së pari duhet të kërkohet llogari nga zyrtarët e ministrisë që kanë pranuar një dokument të tillë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT)

Edhe 5 bizneseve të tjera, përveç Klan Kosovës e Artmotion nga kjo e hënë u është pezulluar certifikata e biznesit, për shkak të emërtimeve antikushtetuese në dokumentet e paraqitura në ARBK.

Për këtë ka njoftuar vetë ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari e cila ka thënë se në 660 dosje të rishqyrtuara, 48 e kanë paraqitur Kosovën pjesë të Serbisë.

Megjithëse Hajdari, për dallim nga rasti i Klan Kosovës, këtyre bizneseve nuk iu ka bërë publike emrat, por vetëm veprimtarinë me çka merre.

“Mes 660 dosjeve të rishqyrtuara, 48 sosh kanë rezultuar me emërtime kundërkushtetuese, duke e paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë. Menjëherë pas pranimit të raportit të Komisionit, ARBK ka filluar sot hapat administrativ të parashikuar me ligj, duke nxjerrë vendime për shfuqizimin e certifikatave të 5 bizneseve, në mes të 48 prej tyre me emërtime antikushtetuese. Këto 5 biznese, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Gnjilane – Serbi”; “Pristina – Serbi”; “Djakovica – Serbi”; “Kosovska Mitrovica – Serbi”. Bizneset në fjalë kanë veprimtari përkatësisht në blerje dhe shitje të patundshmërisë personale, tregti me pakicë me porosi, ndërtim të objekteve banesore e jobanesore dhe telekomunikim kabllor. Ditëve në vijim, pritet që ARBK të vazhdoj me nxjerrjen e vendimeve edhe ndaj bizneseve të tjera të cilat e kanë kryer shkeljen e njëjtë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”

Por, para se të pezullohet një certifikatë e biznesit, sipas Gzim Shalës nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, duhet të kërkohet përgjegjësi edhe nga zyrtarët që kanë pranuar aplikime të tilla dhe të kërkohet korrigjimi i dokumenteve.

“Në rastin konkret dmth rregullimi i aspektit medial bëhet nga një institucion i pavarur kushtuetues që është Komisioni i Pavarur i mediave, në kuptim të regjistrimit kjo është një procedurë administrative që nëse ka pasur probeleme në kuptim të regjistrimit fillimisht ndoshta do të mund të mbahej përgjegjës vetë ministiria sepse e ka pranuar atë formë të aplikimit mirëpo nëse evendualisht ka pasur problem në të dhëna kanë qenë të dhënat problematike, atëherë ftohen bizneset, në këtë rast Klan Kosova që ti plotësoje e korigjoj.”

Televizioni, ka pyetur ministrinë nëse ka marr ndonjë masë për zyrtarët që kanë pranuar një regjistrim te tillë, por zyrtarë të saj nuk kanë kthyer përgjigje.

Por, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se duhet të zbardhen të gjitha faktet rreth rastit të Klan Kosovës, pasi që sipas saj janë evidentuar shkelje të rënda.

“Në situatën aktuale është shumë e dobishme për të gjithë në Kosovë edhe për gazetarët e opinionin publik dhe përfaqësuesit e partive politike zbardhja e të gjitha fakteve. Është shumë e rëndësishme të dihet pse shtetas të Republikës së Kosovës me shtetësi të Kosovës të lindur në Kosovë nisen për në Serbi, marrin shtetësinë e Serbisë, regjistrojnë biznes atje për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut, pastaj për të ardhur në Kosovë për t’u angazhuar në blerjen e një mediumi. Një ngarendje e tillë në vendet e rajonit për të ardhur për biznes në Kosovë duhet të zbardhur.”

Javë më parë, Ministria e Industrisë i ka pezulluar certifikatën e biznesit televizionit Klan Kosova, për shkak se në dokumentet e paraqitura në ARBK, e kanë cilësuar Kosovën pjesë të Serbisë.

Së fundmi edhe është refuzuar ankesa e mediumit Klan Kosova, duke mbetur tani vetëm gjykatat si opsion, për të trajtuar rastin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika