Departamenti i Thesarit ka njoftuar se ka sanksionuar një zyrtar të nivelit shtetëror të Bosnjë e Hercegovinës dhe tre zyrtarë qeveritarë nga Republika Srpska.
Sipas njoftimit të tyre, këta udhëheqës janë drejtpërdrejt përgjegjës për inkurajimin e miratimit të një ligji të Asamblesë Kombëtare të Republika Srpska, që synon t’i shpallë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Herecegovinës të pazbatueshme në Republikën Srpska, duke penguar dhe kërcënuar kështu zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.
“Ky veprim kërcënon stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës dhe paqen e fituar me vështirësi të mbështetur nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit. Kjo sjellje kërcënon më tej trajektoren e ardhshme të vendit dhe integrimin e suksesshëm në institucionet euroatlantike”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin e Bosnjë-Hercegovinës në përpjekjet e tyre për të ruajtur sundimin e ligjit dhe për të siguruar që paqja dhe prosperiteti të mbizotërojë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.
Për këtë ka reaguar dhe shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i cili ka thënë se ShBA-të kanë sanksionuar pjesëtarë të Republikës Srpska për “përpjekjet e tyre sistematike për të minuar Bosnjën dhe Hercegovinën”.
Sipas Velës, këto përpjekje rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin më të gjerë.
“Shtetet e Bashkuara sanksionojnë udhëheqjen e Republika Srpska për përpjekjet e tyre sistematike për të minuar Bosnjën dhe Hercegovinën, duke rrezikuar kështu paqen dhe stabilitetin në rajonin më të gjerë”, shkruan Vela.
Ai ka thënë se ky është mesazh i qartë për të gjithë “prishësit në rajon që bëjnë kërkesën e Rusisë”.
The United States sanctions Republika Srpska leadership for their systematic efforts to undermine Bosnia and Herzegovina, thus endangering peace and stability in the wider region.
A clear message to all spoilers in the region doing the bidding of Russia.https://t.co/3DIvxb3kjM
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) July 31, 2023