Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, në një intervistë në “Debat Plus” ka thënë se “zyrtarë të lartë të Qeverisë brenda VV-së kanë bërë gjëra të ulëta morale, lënë gra shtatzënë e kanë vjedhur kerre donacion”.
Më tej, Krasniqi ka theksuar se këta persona “që kanë bërë gjëra të ultëta” janë falur nga komisioni disiplinor që e ka pasur partia në pushtet, nëse ishin “spiunë e sahanlëpirës”.
“…Për shembull, VV-ja e ka pasur një komision disiplinor. Kur vinte ndokush para komisioni, si të ishte i pavarur, nuk ishte aktivisht spiun, kishte qëndrim të vetin llom e bëjshin, ndërsa kur vinte njëri që ishte spiun, sahanlëpirës, që u përulke krejt VV-së e shpëtonin metoda psikologjike, rrethanore. Kanë bërë veprime të ulëta morale, i kanë lënë gratë shtatzënë, kanë bërë sende të këqija, kanë vjedhur kerre që kanë qenë donacion. S’dua m’i përmend me emra, por kanë bërë sende të ulëta, edhe ai njëri që bënte sende të këqija kur ishte njëri prej atyre që ishte në komision e tyre, krejt u bëjke si në partinë komuniste, ata që ishin me partinë u falshin e ata që s’ishin i maskronin… Këta janë zyrtarë të lartë të Qeverisë brenda VV-së”, ka thënë Krasniqi.