Në Dobrushë të Istogut ka ndodhur një aksident mes dy veturave dhe një traktori.
Nga ky aksident ka vdekur një person dhe nëntë të tjerë janë lënduar.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, duke shtuar se vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi.