Januzaj pritet të kalojë te Cadizi

Sulmuesi i krahut të djathtë, Adnan Januzaj, pritet të transferohet tek ekipi spanjoll, Cadizi

Adnan Januzaj

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, pas dështimit te skuadra e Sevilles dhe Istanbul Bashakshehir, është në prag të transferimit tek ekipi spanjoll Cadizi.
Këtë e kanë bërë të ditur mediat spanjolle.

Skuadra spanjolle, Cadizi, vlerësohet prej skuadrave të vogla në La Liga.

Në edicionin e kaluar luftoi për mbetje në elitën spanjolle, ndërsa përfundoi në vendin e 14-të me 42 pikë. Kishte dy pikë më shumë se Valladolidi që u largua nga La Liga.

Një dekadë më parë, pak kush mund të ketë menduar që Januzaj në moshën më të mirë do të bëhej gati për transferim te një ekip si Cadizi.

Si supertalent, ai i ishte bashkuar Manchester Unitedit në moshën 16-vjeçare, në mars të vitit 2011.

Në edicionin 2013/14 kishte luajtur 27 ndeshje në Premier League për Unitedin dhe kishte shënuar katër gola.

Vazhdoi të luajë me Unitedin edhe në edicionet 2014/15 e 2015/16. Potenciali i kosovarit vlerësohej shumë i madh.

Por, zhvillimi i Januzajt nuk ishte ai që pritej.

Kishte një periudhë jo të suksesshme huazimi te Borussia Dortmundi në edicionin 2015/16. Më pas huazim luajti te Sunderlandi në Premier League.

Në verën e vitit 2017, Manchester Unitedi hoqi dorë përfundimisht nga Januzaj. Ai firmosi për pesë vjet me Real Sociedadin në La Liga të Spanjës. Te kjo skuadër ka luajtur goxha shumë, por nuk është se shkëlqeu.

Sociedadi e liroi verën e kaluar dhe Januzaj firmosi për katër vjet me Sevillan. Por, te kjo skuadër pati telashe të mëdha me hapësirë.

Luajti vetëm dy ndeshje në La Liga. Në fillim të shkurtit u huazua në Superligën e Turqisë te skuadra Istanbul Bashakshehir.

Në 11 ndeshje kampionale shënoi dy gola dhe i kishte tri asistime.

Huazimi përfundoi në verë dhe Januzaj tani zyrtarisht është pjesë e Sevillas. Por, jo edhe pjesë e planeve të skuadrës për kampionatin e ardhshëm.

Ai nuk u përfshi në skuadër për një turne përgatitor.

Januzaj te Cadizi mund të kalojë në formë huazimi. Paga e Januzajt mund të ndahet nga Sevilla dhe Cadizi, me kusht që pas një viti 28-vjeçari të transferohet te Cadizi për 3 milionë euro.

“Nuk do të ishte ndonjë hap para, por të paktën Januzaj do të kishte hapësirën e duhur për lojë”, ka shkruar sajti belg “voetbalnieuws”.

Januzaj ka kohë që nuk po ftohet as nga Belgjika. Ai nuk ishte grumbulluar për Botërorin e kaluar. Ai mbetet me 15 paraqitje e një gol me përfaqësuese.

Një dekadë më parë, Januzajt i premtohej e ardhme e madhe te Manchester Unitedi.
Aktualisht është jashtë planeve të Sevillas dhe rrugës drejt një skuadre edhe më të vogël spanjolle. Periudha e shkëlqimit si i ri tek Unitedi tashmë duket shumë e largët.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika