Mbrëmjen e së hënës ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Dobrushë të Istogut, ku ka mbetur i vdekur një person e nëntë të tjerë janë lënduar.
Në këtë aksident, sipas Policisë së Kosovës, kanë qenë të involvuara një traktor dhe dy automjete dhe “dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjes sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurtё”.
“Nё vendin e ngjarjes kanё arritur zjarrfikësit dhe autoambulanca, dhjetё (10) personat e pёrfshirё nё aksident janё dërguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lëndua”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.