Futbollisti është objektivi kryesor i Barcelonës pasi lëvizja e Erling Haaland u përjashtua.
Lewandowski, sulmuesi polak ka marrë ofertë nga Barcelona dhe tashmë mbetet që të shihet nëse skuadrat do të arrijnë marrëveshje për transferin e lojtarit.
“Kam folur me Lewandowskin” ka thënë Salihamidzic, transmeton Marca.
Gjatë bisedës së zhvilluar mes tyre lojtari e ka informuar se nuk do pranojë ofertën për të vazhduar kontratë më tej por ka thënë se do të largohet nga klubi.
“Ai tha se do të donte të provonte diçka të re, por pozicioni ynë nuk ka ndryshuar, Leëa ka një kontratë deri më 30 qershor 2023. Ky është një fakt”.
Klubi i Bayern Munich transferimin e Lewandowskit nuk do e kryejë për më pak vlerë se 40 milionë euro, si dhe kërkesat e lojtarit për pagë janë të larta
Barcelona dëshiron të nënshkruajë një sulmues dhe një anësor verën e ardhshme.
Lewandowski tashmë është objektivi dhe synimi i klubit katalunas, Barcelonës dhe gjithçka mbetet për tu parë deri në vendimin e tij përfundimtar se a do të nënshkruajë kontratë të re apo do të vazhdojë kontratën me Bayern Munich.