Autoritetet amerikane kanë njoftuar se ”shumë” njerëz u qëlluan të shtunën, nga të shtënat masive në një supermarket në Buffalo, New York.
Sipas mediave të huaja, përcjell PortaliD, nuk dihet saktësisht se sa persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, por policia tha se sulmuesi i dyshuar ishte arrestuar rreth orës 15:30, sipas kohës lokale.
A Mass shooting is being reported out of Buffalo at Tops on Jefferson Avenue. According to unverified reports, the shooter was taken out by gunfire. latest scenes More updates to follow on our Channel https://t.co/C5cvA1kGu0 pic.twitter.com/nrOzVq5Vgx
— Tony Dortie 24/Seven Eyes (@24SevenEyes) May 14, 2022
Njerëzit aty pranë janë këshilluar të shmangin zonën, ndërsa policia vazhdon të hetojë.
Guvernatorja Kathy Hochul tha se ajo po ”monitoronte nga afër” situatën dhe u kishte ofruar ndihmë zyrtarëve lokalë.
Raportet fillestare për një ngjarje të mundshme me të shtëna masive në dyqan filluan të qarkullojnë në mediat sociale rreth orës 14:30.
BREAKING: BPD on scene of a mass shooting at the Tops in the 1200 block of Jefferson Avenue. Police say multiple people have been struck by gunfire. The shooter is in custody. Motorists and residents are urged to avoid the area.
— Buffalo Police Dept (@BPDAlerts) May 14, 2022