I dorëzojnë dorëheqjet ministrat e BDI-së në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Ministrat e BDI-së i kanë dorëzuar dorëheqjet nga postet që mbajnë në Qeverinë Maqedonisë së Veriut

Fotoilustrim

Ashtu siç kishin paralajmëruar, ministrat e BDI-së në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre te kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se dorëheqjen e kanë dorëzuar bashkë me katër ministra të tjerë.

Grupi e ka publikuar letrën e dorëheqjes drejtuar kryeministrit Kovaçevski.

Në letrën të cilën Grubi ia ka përcjellë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, thuhet se ndihet krenar që i pari i BDI-së, Ali Ahmeti, qytetarët, si dhe kryeministri i vendit i kishin besuar dhe i kanë dhënë mundësinë të shërbejë për shtetin e Maqedonisë.

Letra e plotë e dorëheqjes:

Lënda: Dorëheqje

I nderuar Kryetar I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovaçevski,

Si bartës i funksionit të rëndësishëm publik, i vetëdijshëm për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe ardhmërinë e tyre e cila padyshim e ka vendin në familjen e madhe evropiane,

duke e pasur parasysh emërtimin e subjektit politik të cilit i takoj dhe i cili në parim e ka integrimin e vendit si në NATO, BE dhe raportet e ngushta dhe të afërta me SHBA,

duke e pasur parasysh kushtin e pahijshëm të opozitës për ti votuar ndryshimet kushtetuese në Kuvend, 

duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e integrimit dhe ardhmërinë dinjitoze të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Po ua dorëzoj, i nderuar Kryetar i Qeverisë, dorëheqjen time nga pozita e Zëvendës Kryetarit të Parë të Qeverisë dhe ministrit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, të cilën ju lutem që ta aktivizoni në momentin kur opozita do ti votojë dhe do të hyjnë në fuqi ndryshimet e propozuara kushtetuese në Kuvend.

Ndjehem krenar dhe i nderuar nga besimi i liderit Ali Ahmeti, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe qytetarëve si dhe nga besimi juaj që të jem pjesë e Kabinetit reformues dhe integrues qeveritar dhe për mundësinë të ju shërbejë qytetarëve tanë.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika