Siguria e përgjithshme në vend dhe projektet e përbashkëta në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian ishin temat e diskutimit në mes ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ministri Sveçla ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin Hoveneir gjatë të martës.
“Kisha kënaqësinë të pres sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë, për projektet e përbashkëta që kemi në proces me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për angazhimet e mëtutjeshme në fushat që janë në interes të të dyja palëve”, ka shkruar ai.
Tutje, Sveçla njofton se ka falënderuar ambasadorin Hovenier pas donacionit të Ambasadës amerikane prej 250 kamerash trupore për Policinë e Kosovës.
Policia e Kosovës është pajisur me një donacion prej 250 kamerash të trupit dhe 113 kamera të instaluara në vetura, të siguruara përmes një projekti të përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Policia pajiset me 250 kamera të trupit dhe 113 të instaluara në vetura