Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Institutin Kombëtar Demokratik (NDI), gjatë kësaj të marte.
Haradinaj njofton se me drejtoreshën e këtij instituti, Namcy Sodberg, kanë diskutuar rreth programit për mbështetje ndaj Aleancës, si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.
“Vizitë në Institutin Kombëtar Demokratik (NDI), ku me drejtoreshën rezidente të këtij instituti në Kosovë, znj. Nancy Soderberg, diskutuam rreth programit për mbështetje ndaj Aleancës, si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend”, ka shkruar Haradinaj.
Kreu i AAK-së e ka falënderuar atë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik për Kosovën.
“E falënderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të NDI për Kosovën, mbështetje kjo që është për admirim”, ka shkruar ai.