“Ty të dua për vete, jo për historinë”, Shukrije Ramadani tregon takimin e fundit me Agimin

Në një rrëfim në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, bashkëshortja e komandantit "Katana" ndan momentet nga takimi i fundit me bashkëshortin

Shukrije Ramadani, bashkëshortja e ish-komandantit Agim Ramadani
Shukrije Ramadani, bashkëshortja e ish-komandantit Agim Ramadani

“Të dua për vete. Historinë e dua, shpresoj të dalim faqebardhë, por ty të dua për vete, jo për historinë”.

Këto janë fjalët nga takimi i fundit me bashkëshortin e saj, ish-komandantin Agim Ramadani, të njohur si komandant “Katana”.

Në një rrëfim në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Shukrije Ramadani ka treguar momentet nga takimi i fundit me bashkëshortin, të ndjerin Agim Ramadani. Nga ky takim, ndan disa këshilla e fjalë për t’u mbajtur mend.

“Ka qenë e çuditshme. Në momentin kur ishte duke i mbathur këpucët i them ‘Agim të lutem ruaju’. Se ç’kisha një frikë ngaqë u bënë 10 muaj në luftë. E fitova besimin se ishte njeri siç e kishte edhe nofkën ‘Katana’, që s’thehet në asgjë. Tha ‘Nuk ka bir shkine që më vret. I thashë ‘pa marrë parasysh, ruaju’. Pse, tha, a më do ti shumë? I thashë ‘ti e di se të dua, çka po më pyet palidhje’? Më tha ‘a s’ke qejf të bëhesh pjesë e historisë?’ Thashë jo, nuk dua. Të dua për vete. Historinë e dua, shpresoj të dalim faqebardhë, por ty të dua për vete, jo për historinë”, ka deklaruar ajo.

Sa për telefonatën e fundit, Shukrije Ramadani tregon se ishte realizuar në një të diel, një ditë para vrasjes së tij.

“Më tha se së shpejti do të dëgjoja një lajm të madh..na thirri për drekë një mik i tij dhe shkuam bashkë me motrën. Se ç’mqonte toka peshë. I thashë motrës se e harrova telefonin në shtëpi. Thashë qu shkojmë në shtëpi, diçka ka ndodhur. E çuditshme se përkonte me kohën kur u vra Agimi, nisi me mu zanë fryma…kur thirra u lajmërua Agron Isufi”, tregon ajo, gjersa thekson se doktori kishte deklaruar se nuk mund të fliste me Agimin.

Shukrije Ramadani tregon se doktori e dinte tashmë, por nuk mund t’ia komunikonte lajmin.

Ajo thotë se bashkëshortja e “Xhafës” i tregon se Agimi ishte plagosur.

“Më vonë kuptova se Ilmiju e kuponte se ishte vrarë. Frik më ka treguar. Ishin nxirë të gjithë, e pashë se ishte me të vërtetë…I thashë Ilmiut se Agimi e ka merituar dashurinë time, e meriton edhe dhimbjen. Dua ta ndjej komplet. Çdoherë e kam parandjerë…dashuritë e mëdha nuk mund të zgjasin shumë.’, tregon Shukrije Ramadani.

Ajo lë një porosi për të rinjtë… “Jeta është e bukur vetëm kur dashurohesh me njeriun që ndan gjithçka.”

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika