Aktakuzë ndaj Trumpit për “komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve më 2020”

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, është akuzuar nga një juri federale në hetimin e këshilltarit special Jack Smith, në përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 që çuan në sulmin e 6 janarit 2021 në Capitolin e ShBA-së

Donald Trump, ish-presidenti i ShBA-së

Është ngritur aktakuzë ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për komplot për ta shfuqizuar disfatën në zgjedhjet e vitit 2020.

Trump akuzohet për konspiracion për ta mashtruar SHBA-në, pengimin e dëshmitarëve dhe konspiracion kundër të drejtave të qytetarëve.

Aktakuza vjen pas një hetimi ndaj ngjarjeve që ndodhën gjatë trazirave të 6 janarit 2021, në Kapitol të Shteteve të Bashkuara, raporton BBC.

Trump, i cili synon të garojë sërish për president të SHBA-së, i mohon akuzat.

Ai e quajti “qesharake” aktakuzën ndaj tij në një reagim në rrjetet sociale.

Trump, 77 vjeç, është urdhëruar të dalë para gjykatës federale të enjten.

Akuzat vijnë pas hetimit të prokurorit të posaçëm, Jack Smith, ndaj dyshimeve se Trump kishte tentuar ta pengonte Kongresin gjatë verifikimit të fitores së Joe Biden dhe t’ua mohojë votuesve të drejtën për zgjedhje të drejta.

Në aktakuzë thuhet se Trump kishte bërë komplot me gjashtë persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, për ta shfuqizuar rezultatin e zgjedhjeve.

Prokurorët thanë se Trump e dinte se pretendimet e tij se zgjedhjet ishin hileqare, ishin të rreme, por i përsëriti ato gjithsesi për të “krijuar një atmosferë të mosbesimit kombëtar, zemërim dhe për ta rrënuar besimin në administratën e zgjedhjeve”.

Në një komunikatë për media, fushata e Trumpit tha se ai gjithmonë e kishte respektuar ligjin dhe e karakterizoi aktakuzën si “përndjekje” politike e ngjashme me Gjermaninë naziste.

Zyrtarët dëshmuan se Trumpi u kishte bërë atyre presion bazuar në pretendime të rreme për mashtrim të madh në votim.

Përkrahësit e Trumpit e sulmuan Kapitolin amerikan më 2 janar 2021, në përpjekje për të mos e lejuar Kongresin ta certifikojë fitoren e Bidenit.

Trumpi dhe bashkëkomplotistët akuzohen për organizimin e mashtrimit në zgjedhje në shtatë shtete, në të cilat humbi, për t’i dorëzuar votat për t’u llogaritet si zyrtare nga Kongresi më 6 janar.

Emrat e bashkëkomplotistëve nuk janë bërë të ditur, por njëri prej tyre është përshkruar si zyrtari i Departamentit të Shtetit, Jeffrey Clark, i cili kishte tentuar të emërohej prokurori i përgjithshëm, në mënyrë që të niste hetime për mashtrim me vota në Gjorgjia dhe në shtetet e tjera.

Clark nuk i është përgjigjur kërkesës së Associated Press për koment në lidhje me këtë.

Trumpi tani përballet me 78 akuza kriminale në tri raste të ndryshme. Ai është aktualisht favorit në garën e Partisë Republikane për të qenë kandidati i tyre për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Kushdo që e fiton garën e republikanëve, do të përballet me kandidatin e demokratëve, që pritet të jetë presidenti Biden, në zgjedhjet e nëntorit 2024.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika