Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vrasje në tentativë ka ndodhur në Podujevë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një burrë është sulmuar me armë zjarri gjatë kohës sa ishte në lëvizje me veturën e tij.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale katër gëzhoja si dhe kanë vërejtur se vetura e ankuesit ishte goditur me dy predha.
I/të dyshuar gjenden në arrati, ndërkaq rasti është duke u hetuar.
“Podujevë 01.08.2023 – 05:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij, nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur është gjuajtur me armë në drejtim te veturës së tij. Në vendin e ngjarjes nga njësitë policore janë gjetur katër gëzhoja te cilat janë konfiskuar si dhe kanë vërejtur se vetura e ankuesit ishte goditur me dy predha. Vetura është sekuestruar për ekzaminim te mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur të hënën e 1 gushtit, në orët e para të mëngjesit në Podujevë.