Kurti nderohet nga Senati i Iowa-s

Në një ceremoni të organizuar në Iowa të ShBA-së, kryeministri Kurti është nderuar me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas nga senatori Nunn

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,(ShBA) është nderuar nga Senati i Iowa-s, bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në një ceremoni të organizuar atje, ai është dekoruar me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas.

Sipas njoftimit thuhet se nga senatori Zach Nunn, ai ka pranuar medaljen me këtë motivacion, “me kërkesë të senatorit nga Qarku Polk, Zach Nunn, Senati njeh dhe dekoron Kryeministrin Albin Kurti, me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas”.

Më tutje thuhet se, kjo dekoratë e projektuar nga senatori Nunn, është një kryq maltez për qëndrueshmërinë e karakterit, e zbukuruar me stemën e shtetit të Iowas dhe e shënjuar me pikën referuese të Iowas, Kapitolin, që simbolizon përkushtimin ndaj shërbimit.

Ndërkaq, në njoftim thuhet se Albin Kurti në moshën 22-vjeçare udhëhoqi rezistencën kundër regjimit të Millosheviqit dhe kontribuoi në arritjen e lirisë së popullit të Kosovës.

Ndër të tjera, kur kishte filluar lufta në Kosovë, Kurti ishte angazhuar për integritetin territorial me NATO-n, për t’iu rezistuar sulmeve të Serbisë, si dhe kishte ndihmuar  shpëtimin e shumë familjeve shqiptare brenda Kosovës.

Në shkurt 2020, Albin Kurti është zgjedhur Kryeministër i Kosovës. Ai ka vazhduar partneritetin e palëkundur me udhëheqësit e biznesit, të industrisë dhe të bujqësisë në Iowa.

“Angazhimi i tij aktiv ndërmjet qyteteve simotra të Kosovës dhe të Iowas, partneritetit të sigurisë me Gardën Kombëtare të Iowas dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe përkushtimi i tij ndaj përpjekjeve të Iowas në përkrahje të Afganistanit dhe të Ukrainës, shënojnë angazhimin e tij meritor për drejtësi dhe paqe ndërkombëtare. Ne ju jemi mirënjohës për shërbimin dhe përkushtimin tuaj ndërkombëtar për Iowan”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, të shtunën e 14 majit, i pari i ekzekutivit, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë takuar Gjeneralmajorin e Gardës Kombëtare të Iowas në ShBA, Benjamin Corell, si dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), që po qëndrojnë për trajnime në Iowa.

Kjo vizitë, sipas Kurtit, kishte për qëllim, forcimin e mëtejmë të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowa-s.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika