Në një ngjarje të rrallë astronomike, gushti 2023 do t’u ofrojë vëzhguesve të yjeve mundësinë për të parë dy superhëna, së bashku me shfaqjen e një hëne blu.
Hëna e plotë e këtij muaji, e quajtur Hëna e Sturgeonit, ndriçoi qiellin e natës ndërsa u ngrit mbi horizont pak pas perëndimit të diellit.
Në mesin e fotografive të superhënës që ka shpërndarë BBC-ja nga mbarë bota është edhe një nga Kosova.
Kjo është e para nga dy superhënat e këtij muaji – hëna e plotë e ardhshme më 30 gusht do të quhet Hëna Blu, pasi është hëna e dytë e plotë që shfaqet në një muaj kalendarik, raporton BBC-ja.
Gushti i këtij viti na ofron një hënë të dytë të plotë, dhe kjo një hënë super e plotë, më 31 gusht. Duke qenë se do të jetë hëna e dytë e plotë që do të ndodhë në të njëjtin muaj, ajo quhet edhe “Hëna Blu“.
Është karakteristike se ne kemi pasur një superhënë të plotë dhe një hënë blu në të njëjtën kohë përsëri në dhjetor 2009, ndërsa rasti tjetër do të ndodhë pas nëntë vjetësh, në gusht 2032.
Midis dy hënave të plota të gushtit do të jetë Hëna e re më 16 gusht, e cila gjithashtu do të ketë diçka të veçantë: do të jetë një mikrohënë e re, që do të thotë se Hëna e re do të ndodhet pranë pikës së saj më të largët nga Toka.
Superhëna e parë e plotë e vitit 2023 ishte më 3 korrik dhe superhëna e fundit e plotë e vitit pritet më 29 shtator.
Hëna e Sturgeonit e shfaqur në Prishtinë.
Hëna e Sturgeonit e shfaqur në Qipro.
Superhëna u pa gjithashtu pas një kulle kontrolli të trafikut ajror në aeroportin Ben Gurion, afër Tel Avivit në Izrael.
Ajo shihet këtu e lidhur në mënyrë të përkryer me një kullë televizive në qytetin Huai’an, provincën Jiangsu, Kinë.
Një superhënë e ndritshme dhe e zjarrtë shfaqet mbi Kullën Galata në Stamboll, Turqi.
Ajo shkëlqeu shkëlqyeshëm ndërsa qielli i natës u errësua mbi Xhaminë e Madhe Camlica në Stamboll.