Policia e Kosovës ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar sasi substancash narkotike në dy raste të ndara.
Më 31 korrik, në Gjilan, policët konfiskuan një çantë krahu në të cilën kanë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale, 1 qese substancë narkotike e dyshuar për marihuanë në peshë prej 703.3 gr, 2 peshore elektrike për matjen e substancës narkotike, 3 pako me substancë të dyshuar të llojit kokainë në peshë prej 5.2 gr, 1 pako mbështjellës për substanca narkotike dhe 94 qese plasmani të papërdorur (të zbrazura).
Policia nuk ka arritur ta arrestojë të dyshuarin për këtë rast.
Ndërsa, më 2 gusht njësiti i antidrogës në Prizren ka ndaluar personin e dyshuar me iniciale A.D.
Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale, një kavanoz qelqi brenda të cilit ishin 13 doza me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë, me peshё tё përgjithshme 78.80 gramë, ku vlera e tregut në të holla është rreth 1800 euro, një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshё 0.98 gramë, të holla të gatshme në vlerё 2000 euro dhe një telefon mobil.
I dyshuari ёshtё ndaluar për 48 orë.