Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se të dielën nga 593 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Të dielën janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 767.
Në total numri i rasteve aktive është 328.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 827 mijë e 810 doza të vaksinës.
Deri më sot, 822 mijë e 581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, deri më sot, janë dhënë 102 mijë e 338.