Albert Prenkaj pesë muaj më parë ishte larguar nga pozita e Drejtorit në Departamentin për Amerikë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).
Portali Dukagjini më herët kishte raportuar për vendimin për largimin e tij nga puna përkundër që Gjykata Themelore e Prishtinës, më 20 mars, e kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e Albert Prenkajt kundër Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës.
Kurse është anuluar vendimi i Komisionit Disiplinor të MPJD-së dhe çështja është kthyer në rishqyrtim dhe rivendosje.
Komisoni i MPJD-së, është obliguar që brenda 15 ditësh nga dita e pranimit të bëjë zbatimin e këtij vendimi, të bëjë rishqyrtimin e këtij rasti.