Ia kaloi pronësinë e aksioneve disa milionëshe pa pëlqimin e tij, arrestohet një i dyshuar për “falsifikim të dokumenteve”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një personi, dikush pa pëlqimin e tij, i kanë bartur pronësinë dhe aksionet e kompanisë te një person tjetër. Vlera e tyre arrinte në disa milionë. Bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një personi, dikush pa pëlqimin e tij, i kanë bartur pronësinë dhe aksionet e kompanisë te një person tjetër. Vlera e tyre arrinte në disa milionë.

“Hetuesit policorë nga Sektori për Hetime Financiare i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), nga një ankues, më 01.08.2023, kanë pranuar informatën se persona të dyshuar përmes dokumenteve të falsifikuara të paraqitura në Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, në mënyrë të kundërligjshme dhe pa pëlqimin e tij, i kanë bartur pronësinë dhe aksionet e kompanisë te një person tjetër. Vlera e aksioneve, apo kapitali i kësaj kompanie sipas ankuesit është disa milion euro. Policia në koordinim me prokurorinë kompetente, kanë ndërmarr veprime hetimore, janë siguruar prova dhe dëshmi të dokumenteve të falsifikuara siç janë: një autorizim, një vendim për ndryshim të statutit të biznesit dhe një kontrate për falje të aksioneve, me të cilat është bërë edhe ndryshimi i pronësisë dhe aksionarit të këtij biznesi”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

“Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari M.A., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) në prezencë të avokatit mbrojtës. Pas përfundimit dhe sigurimit të provave dhe dëshmive është iniciuar rasti ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika