EULEX pret që prezenca e policëve në komunat veriore të ulet edhe për 25%

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka mirëpritur lajmin për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në komunat në veri të Kosovës për 25 për qind

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka mirëpritur lajmin për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në komunat në veri të Kosovës për 25 për qind.

Ai në një intervistë për Euronews, Serbia ka theksuar se presin që të ndihmojmë në uljen e mëtutjeshme të kësaj prezence edhe për 25 për qind të tjera.

Sipas tij, ky do të ishte një hap nga Marrëveshja e Bratisllavës, e cila përfshin hapa të ndryshëm për depërshkallëzimin në veri.

“Aktualisht jemi të angazhuar me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për t’i përcaktuar aspektet teknike të modaliteteve, me të cilat, do të kryhen këto vlerësime të sigurisë. Por, ne mund të konsiderojmë se procesi ka filluar”, ka thënë Barbano.

I pyetur nëse plani evropian nënkupton tërheqjen e plotë të forcave speciale nga veriu i Kosovës, Barbano përgjigjet:

“Sipas vlerësimit tonë, prania e Policisë Speciale të Kosovës në veri është zvogëluar jashtëzakonisht dhe ky ishte hapi i parë i ndërmarrë nga autoritetet në Prishtinë. EULEX-i ka shtuar praninë edhe në veri – tani keni patrullat e dukshme që synojnë plotësoni boshllëkun e krijuar pas dorëheqjeve të policëve serbë në fund të majit 2023”.

Megjithatë, ai thotë se EULEX-i nuk është në gjendje të marrë kontrollin e situatës së sigurisë nëse ka nevojë për të.

“Ne jemi këtu për të ruajtur sundimin e ligjit në Kosovë dhe institucionet e saj për të arritur punë më efikase dhe aktivitete më të mira, me qëllim të respektimit të të drejtave të njeriut. Detyra jonë nuk është t’i zëvendësojmë ato institucione. EULEX-i mund të veprojë vetëm në përputhje me mandatin e saj. Si aktor i rendit të dytë të sigurisë në një kërkesë specifike të agjentit të sigurimit të nivelit të parë, që është Policia e Kosovës kur bëhet fjalë për fushën e ruajtjes së rendit publik”.

“Ne ende nuk kemi marrë një kërkesë të tillë, dhe sido që të jetë, kryerja e detyrave të zakonshme policore nuk është pjesë e mandatit të EULEX-it”.

Barbano thotë se vlerësimi i tanishëm i EULEX-it është se situata është “shumë më stabile dhe paqësore”, prandaj vazhdon ta monitorojë situatën.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika