Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me përfaqësuesit të Listës Serbe dhe kryetarin e Partisë Serbë të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq.
Në një shkrim në Tëiter ai bërë me dije se i ka inkurajuar të marrin pjesë të zgjedhjet e parakohshme në veri të vendit.
“Bisedë e mirë me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, Listën Serbe dhe, Aleksandër Jabllanoviq – rreth situatës aktuale në veri të Kosovës. Është e rëndësishme që zgjidhjet të kërkohem përmes Dialogut të Lehtësuar nga Bashkimi Evropian. I inkurajova që të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme kur ato të shpallen”, ka shkruar Szunyog.
Good discussion with K-Serb political representatives @SrpskaLista, @AleksandarJabl1 about the current situation in the north. Important to pursue solutions through the 🇪🇺EU-facilitated Dialogue. Encouraged participation in early local elections, once announced. pic.twitter.com/mh1NKEDxPc
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) August 3, 2023
Gjithashtu, ai është takuar me kryetari e Komunës së Zveçanit, Ilri Pecin.
“Jam takuar sot me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci, në zyrën e tij provizore në fshatin Lipë. Diskutuam sfidat me të cilat përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale. Shpreha mirënjohjen time për kontributin e kryetarit të komunës për shtensionimin në veri të Kosovës”, ka shkruar Szunyog.
Met today with Zvecan/Zveqan mayor Ilir Peci in his provisional office in Lipa village. Discussed the challenges they face in providing municipal services to the local population.
Expressed my appreciation for the mayor's contribution towards de-escalation in northern Kosovo. pic.twitter.com/FmDENV9nFi— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) August 3, 2023