“Që 16 vjet po zgjat, por ky nja 5 a 6 vjet ka qenë në arrati, ku ka qëndruar në veri me Veselinoviqin dhe me kriminelët e veriut me kriminelë serbë. E ka dëshmu edhe Koha Ditore në faqen e parë të gazetës që ka qenë, s’po them vetëm unë. Ata e kanë mbajtë edhe në Serbi”
Kështu tha në “Debat Plus”, Shefqet Riza, babai i policit të ndjerë Triumf Riza.
Tutje ai tregoi se babai i Arben Berishës, të dënuarit me 35 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës, kishte dërguar njerëz te ish – myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja, për të ndërmjetësuar dhe për të kërkuar falje.
Riza tregon se Rexhep Boja nuk ka pranuar që të ndërmjetësoj për këtë rast.
“Njerëz nuk na ka dërgu [Enver Sekiraqa] sepse nuk e ka pranu që e ka ba krimin, por na ka dërgu njerëz babai Arben Berishës. Ka shku te Rexhep Boja, me Bojën kam pasur raporte të mira, ka qenë intelektual i ngritur.
“Boja i ka thënë kështu, “zotëri Zoti ta baftë qahren se ti nuk e kishe vra djalin e Shefqet Rizës por të krejt Kosovës. Po e zëmë po shkoj unë e po ta falë gjakun