Dy persona janë arrestuar në Istog pasi dyshohet të kenë dhunuar një grua.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën e 2 gushtit.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se të njëjti dyshohet se e kanë kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.