Ekipi elitar i xhudos nga Kosova do të paraqitet me 4 garues në World Judo Masters që do të mbahet me datë 04-06 Gusht 2023 në Budapest të Hungarisë.
Masters do të ketë pjesëmarrës nga 59 shtete, 419 garues.
Në këtë garë marrin pjesë vetëm 36 garuesit e parë në ranglistën botërore në secilën kategori.
Xhudistët nga Kosova të cilët do të ndeshen në Masters janë:
- Distria Krasniqi (-52 kilogramë)
- Nora Gjakova (-57 kilogramë)
- Akil Gjakova (-73 kilogramë)
- Laura Fazliu (-63 kilogramë)
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ndeshen sot, kurse Akil Gjakova dhe Laura Fazliu ndeshen nesër.