Nora Gjakova eliminohet nga Mastersi i Budapestit

Nora Gjakova është eliminuar nga Mastersi i xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë

Nora Gjakova ka dështuar të kalojë në çerekfinale të Mastersit të Xhudos që po mbahet në Hungari.

Xhudistja jonë u përballë me francezen Priscilla Gneto në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjakova pritej ta fitonte këtë takim, mirëpo kundërshtarja e saj triumfoi me Golden Score.

Gjakova në raundin e parë fitoi lehtësisht ndaj italianes Thauany David Capanni Dias – por që raundi i dytë për të ishte me disfatë.

Në minutat në vijim në podium do ta shikojmë edhe Distria Krasniqin, që takohet me gjermanen Mascha Ballhaus në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ekipi elitar i xhudos nga Kosova do të paraqitet me 4 garues në World Judo Masters që do të mbahet me datë 04-06 Gusht 2023 në Budapest të Hungarisë.

Masters do të ketë pjesëmarrës nga 59 shtete, 419 garues.

Në këtë garë marrin pjesë vetëm 36 garuesit e parë në ranglistën botërore në secilën kategori.

Xhudistët nga Kosova të cilët do të ndeshen në Masters janë: Distria Krasniqi 52 kg, Nora Gjakova 57 kg, Akil Gjakova 73 kg dhe Laura Fazliu 63 kg.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika