Në emisionin “Rreth e Rrotull” i ftuar ishte Rinor Berisha nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë – PEN.
Berisha bëri të ditur më shumë detaje rreth dëmeve që po shkaktohen nga prerja e drunjve më saktësisht prishja e ekosistemeve pyjore për prodhimin e letrës.
Tutje, Berisha ka theksuar se “ekosistemet pyjore kanë rëndësi të madhe për planetin tonë, veçanërisht për klimen. Janë rregulluesit kryesor të klimes”.
“Për shkak të prerjes së shumtë të pyjeve kemi edhe ndryshime klimatike ose efektin serë”, ka shtuar ai.
Berisha ka theksuar se arsyeja kryesore e fushatës është me kalu tek pjesa elektronike, e sa më pak të përdoret letra, duke kaluar tek pdf d.m.th me qenë e skenuar që të zvogëlohet prerja e drunjve globalisht.
Ndërsa sa i përket përdorimit të produkteve që mund të zëvendësohen, Berisha i ka bërë thirrje marketeve në tregun e Kosovës, “që qeset e plastikes të zëvendësohen me materiale të tjera, ose qeset të bëhen me pagesë, për shkak të kompozimit të tyre që i nevojitet shumë kohë”.