“Liberalizimi i vizave”, çka duhet të kemi parasysh nëse udhëtojmë pas 1 janarit?

"Në takimin tonë me autoritetet kufitare, do të pyetemi se ku shkojmë, sa para kemi me vete, arsyet e udhëtimit, sa para kemi në xhirollogarinë bankare, sigurimi shëndetësor etj", ka thënë Lushaku duke theksuar se procedurat do të jenë të njëjta sikurse në të kaluarën kur bëhej aplikimi për pajisje me vizë në ambasadat përkatëse

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u botua të martën e 25 prillit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.

Me këtë veprim u përmbyll edhe formalisht i gjithë procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024 – prej kur qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta biometrike të lëshuara nga shteti i Kosovës, do të mund të udhëtojnë pa viza në atë që njihet si zona Schengen dhe përbëhet prej 27 shtetesh evropiane.

Se çfarë duhet të kemi parasysh nëse udhëtojmë pas kësaj date, Jehona Lushaku-Sadriu, profesoreshë në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, në emisionin “Rreth e Rrotull” ka thënë se janë disa teknikalitete të cilat duhet t’i kemi me vete në rast të takimit me autoritetet kufitare.

“Në takimin tonë me autoritetet kufitare, do të pyetemi se ku shkojmë, sa para kemi me vete, arsyet e udhëtimit, sa para kemi në xhirollogarinë bankare, sigurimi shëndetësor etj”, ka thënë Lushaku duke theksuar se procedurat do të jenë të njëjta sikurse në të kaluarën kur bëhej aplikimi për pajisje me vizë në ambasadat përkatëse.

“Dokumentet që janë kërkuar nga ambasadat në të kaluarën do të duhet të jenë si përgjigje kur të takohemi me autoritetet e shtetit”, ka vijuar ajo.

Liberalizimin e vizave, Lushaku e ka cilësuar si përparësi dhe sukses për qytetarët, pasi sipas saj, ky sukses do të kurorëzohet me lëvizje të lirë në vendet në zonën Schengen.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika