Shtëpia e Arbër Zenelit dhe Valon Berishës plaçkitet gjatë një ndeshje miqësore

Shtëpia e lojtarëve Arbër Zenelit dhe Valon Berisha është plaçkitur gjatë një ndeshjeje miqësore

Arbër Zeneli dhe Valon Berisha

Gjatë një ndeshje miqësore në Valenciennes, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, dy lojtarë të ekipit Stade de Reims, janë plaçkitur në shtëpinë e tyre.

Dëmi llogaritet në mes 300 dhe 350 mijë euro, ka bërë të ditur zyra e prokurorit të Reims, duke konfirmuar informacionin e France Bleu Champagne-Ardenne, raporton 20min.

Pasditen e së mërkurës së 2 gushtit, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli zhvilluan një ndeshje miqësore në Valenciennes me skuadrën e Stade de Reims.

Pikërisht atëherë dy persona kishin përfituar nga mungesa e tyre për ta grabitur shtëpinë e dy lojtarëve që jetojnë së bashku.

Sipas prokurorit të Reims, Ludovic Andre, vjedhja ka të bëjë me dy çanta Luis Vuitton dhe shtatë orë Rolex për dëme të vlerësuara në 350 mijë euro.

“Vjedhja është konstatuar për mbrëmjen e së mërkurës, hetimet janë hapur dhe policia gjyqësore ka filluar hetimet”, ka thënë prokurori.

Një dëshmitar thuhet se ka parë dy persona duke ikur me një automjet Renault të errët.

Pra tashmë ka një dëshmitar të rastit dhe kamerat e CCTV janë në funksion”, ka shtuar prokurori, duke treguar se ende nuk kanë rënë në gjurmët e grabitësve.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika