Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se reduktimi i Policisë së Kosovës përreth dhe brenda ndërtesave komunale në veri të Kosovës.
Osmani ka thënë se presin hapa të tjerë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit.
“Fillimi i tërheqjes së forcave speciale të Kosovës nga komunat veriore shënon një hap të rëndësishëm përpara: shtensionim, normalizim dhe rajoni stabil, siç është parashikuar me nëntë pikat nga udhërrëfyesi i OSBE-së. Mirëpresin hapa të tjerë të mëtejshëm”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Gjithashtu, gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka reduktuar edhe për 25 për qind numrin e pjesëtarëve të saj në dhe rreth objekteve komunale në veri.
Kështu ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani.
Kjo ishte paralajmëruar të enjten pas një takimi në mes të policisë me EULEX-in dhe KFOR-in.