Shala nga PSD-ja: Policët kanë shkuar në veri për “PR”-in e Kurtit, jo për siguri

Azdren Shala nga PSD, ka thënë se policët janë shkuar në veri të vendit për "PR"-in politik të Kurtit dhe, sipas tij, jo për siguri në atë pjesë të vendit

Azdren Shala nga PSD

Azdren Shala, nga Partia Socialdemokrate (PSD), në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se policët janë shkuar në veri të vendit për “PR”-in politik të Kurtit dhe, sipas tij, jo për siguri në atë pjesë të vendit.

“Përpjekjet e tilla nuk janë të parat që ka bërë Qeveria Kurti,…këto janë përpjekje të vazhdueshme që i ka ndërmarrë Policia por e kanë një mësim në fund, asnjëherë nuk mundemi atje pa koordinim me faktorët ndërkombëtar. Për më tepër, kjo Qeveri nuk i ka dërgu atje Policinë për këtë punë,…Këta policë janë shku atje për “PR”-in politik të Kurtit, jo për sigurinë e veriut”, ka shtuar ai.

Ndërsa, për tërheqjen edhe të 25 për qind të njësive policore nga objektet komunale, Shala ka thënë se kjo që po ndodh aktualisht ka qenë e ditur.

“Kemi të bëjmë vetëm me një përpjekje të Qeverisë për të krijuar të tilla skena, të bëjë skenar të tillë ku ka mundur të ketë edhe të lënduar, edhe humbje të jetëve…Kosto më e madhe është për Kosovën që pas kësaj tërheqjeje, Kosova do të jetë e obliguar të pranojë marrëveshjen përfundimtare, Asociacionin”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se i gjithë ky “skenar” nga ana e kryeminstrtit Kurti ka qenë vetëm përpjekje që të mos flitet rreth kësaj çështjeje.

Të premten e 4 gushtit, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka reduktuar edhe për 25 për qind numrin e pjesëtarëve të saj në dhe rreth objekteve komunale në veri.

Kështu ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani.

Lexo dhe: Tërhiqet edhe 25 për qind e pranisë policore në objektet komunale në veri

Kjo ishte paralajmëruar të enjten pas një takimi në mes të policisë me EULEX-in dhe KFOR-in.

Përmes një komunikate për media, policia kishte thënë se nga ky takim i mbajtur është vlerësuar se situata në veri është e mirë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika