Një i vdekur nga incidenti në “Bon Vivant”, mbi dhjetë të plagosur

Shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka, ka bërë të ditur për Dukagjinin se një person ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga të shtënat me armë, mbrëmjen e së premtes në "Bon Vivant". Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, nga 17 të plagosur në total, 14 ishin gra

QKUK

Një person, i cili kishte marrë plagë nga të shtënat e mbrëmshme në një kafiteri të Prishtinës, “Bon Vivant”, ka ndërruar jetë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjellë për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekumin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme tē mëngjesit”, ka deklaruar Shaqiri.

Dukagjini ka provuar të kontaktojë edhe me drejtorin e Klinikës Emergjente, Naser Syla.

Ai nuk ka dhënë përgjigje ndonëse mbrëmë pas mesnate, kishte deklaruar për të tjera media se shtatëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë.

Njësoj thuhet edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Nga 17 të plagosur në total, 14 ishin gra.

Ndërkaq, lidhur me rastin mbeten katër të dyshuar, të gjithë të hospitalizuar. Një tjetër, gjendet në arrati.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të  dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri  (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si  “Vrasje e rëndë në tenativë dhe pjesëmarrje në rrahje”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika