Haradinaj: Incidenti i mbrëmshëm shtron nevojën e krijimit të Policisë së Kryeqytetit

Lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Prishtinë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ky incident e shtron "shumëfish" nevojën e krijimit të Policisë së Kryeqytetit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë se njëra prej pjesëve më të rëndësishme të Ligjit për Kryeqytetin kur është miratuar, ka qenë krijimi i Policisë së Kryeqytetit.

Sipas tij, ngjarja e mbrëmshme “e shtron shumëfish” nevojën e zbatimit të këtij Ligji dhe krijimin e Policisë së Kryeqytetit.

“Organet e rendit dhe ligjit të ndërmarrin të gjitha masat për ndëshkimin e fajtorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë, por si hap i parë i parandalimit të rasteve të tjera të ngjashme, që edhe mund të përsëriten, është krijimi i menjëhershëm i Policisë së Kryeqytetit!”, ka shkruar Haradinaj.

Një person i cili kishte marrë plagë në të shtënat e mbrëmshme në një kafiteri të Prishtinës, “Bon Vivant”, ka ndërruar jetë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

Lexo dhe: Një i vdekur nga incidenti në “Bon Vivant”, mbi dhjetë të plagosur

“Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekumin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme tē mëngjesit”, ka deklaruar Shaqiri.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se pesë personat e pranuar në Klinikën Emergjente pas incidentit me armë në një kafiteri në Prishtinë janë jashtë rrezikut për jetë.

Me anë të një postimi në Facebook, nga ShSKUK-ja kanë bërë të ditur se një 39-vjeçar ka humbur jetën.

Lexo dhe: ShSKUK-ja deklarohet për gjendjen e të plagosurve në “Bon Vivant”

“5 persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore emergjente në Klinikën Emergjente, si  pasojë e lëndimeve që kanë marrë mbrëmë. Prej tyre, 4 janë pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë dhe 1 në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të gjithë jashtë rrezikut për jetë. Ndërkaq, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, një person i datëlindjes 1984, ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror. Numri total i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ishte 17. Prej tyre, 7 të lënduar me armë zjarri dhe 10 me mjete të mprehta.”, ka deklaruar ShSKUK-ja.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika