Në mbrëmjen e së premtes ka ndodhur një incident në kafiterinë “Bon Vivant” në Prishtinë, ku ka mbetur i vdekur një person dhe 17 të tjerë janë lënduar.
Në këtë ngjarje u raportua se i përfshirë në këtë incident ishte dhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, por kjo është mohuar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, në një prononcim për Portalin Dukagjini.
“Mund të ju konfirmoj se i vrari në këtë ngjarje tragjike nuk është pjesëtar i FSK-së dhe nuk ka të përfshirë nga FSK-ja në këtë rast”, ka thënë Syla.