Osmani viziton shtëpinë e djegur të familjes Joziq

Presidentja Osmani ka theksuar se mbesin të përkushtuar që familja të ndihet e sigurt gjersa shtëpia u rindërtohet

Si një “akt i papranueshëm” është cilësuar djegia e shtëpisë së familjes Joziq nga ana e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Me anë të një postimi në Twitter, në kuadër të vizitës në Istog, presidentja Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar shtëpinë e familjes Joziq në Istog. Osmani theksoi se mbesin të përkushtuar që familja të ndihet e sigurt.

“Istogu ka qenë gjithmonë një shembull i ndritshëm i gjithëpërfshirjes që përqafoi forcën e diversitetit. Djegia e shtëpisë së familjes Joziq është një akt i papranueshëm. Një akt kundër Republikës sonë. Ndërsa ne po rindërtojmë shtëpinë e tyre, ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që ata të ndihen të sigurt dhe të sigurt”, ka shkruar Osmani.


Më poshtë mund të gjeni një kronikë të realizuar mbi shtëpinë e familjes Joziq.

Shtëpia e djegur në Istog, banorët thonë se s’ka të bëjë me probleme ndër-etnike

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika